Kris Frum i ka marrë mirë masat për të bërë mbrojtjen e tij për cështjen e dopingut. Ciklisti i Team Sky,përpara pak ditësh, u zbulua se kishte rezultuar pozitiv me substancën Salbutamol dhe për të zgjidhur këtë cështje, Kris Frum ka lidhur një kontratë me avotakin britanik Majk Morgan, i njëjti që më parë ka mbrojtur interesat e sportistëve të tillë si Alberto Kontador apo Maria Sharapova.
Arsyeja që 4 herë fituesi i Turit të Francës ka zgjedhur Morgan për ta përfaqësuar atë kur të ballafaqohet me drejtyuesit e UCI, është fakti se ai ka një eksperiencë të madhe në cështjet e dopingut. Në testet që Frum kreu pas etapës së 18 të Xhiros së Spanjës, rezultoi se niveli i salbutamolit ishte 2000 ng/ml, 2 herë më e lartë se norma e lejuar nga Agjencia Ndërkombëtare Antidoping,gjë që detuyroi Unionin ndërkombëtar të Çiklizmit t’i kërkojë shpjegime. Nëse rezulton fajtor,m Frum do të pezullohet 2 vjet nga aktivitetet, ndërsa titulli i fituar në Xhiron e Spanjës do t’ti shkojë italianit Nibali.
Sfidanti.al