Mançester Siti nuk dëshiron të privohet nga shërbimi i trajnerit Pep Guardiola. Skuadra që kryeson kampionatin anglez ka përgaitur projektin e ri të saj dhe në qendër të tij është pikërisht trajneri katalanas. Sipas asaj që publikohet në median britanike, drejtuesit e Citizens po përgatisin një kontratë për 46 vjecarin e me një afat të gjatë kohe që do ta bënte atë Aleks Fergusonin e Mançester Sitit
Por jo vetëm kaq, skuadra e Sitizens do të shoqerojë këtë kontratë të re me një rritje të pagës së trajnerti nga 16 milionë në 22 milionë Paudn që do ta bëjë Guardiolën teknikun më të paguar në botë. Pep Guardiola sezonin e tij të parë me Mancester Sitibn e mbylli pa asnjë trofe të fituar, por këtë vit gjërat duket sejanë ndryshe me Citizens që duken dukshëm favoritë kryesorë për të fituar trofe.
Sfidanti.al