Murinjo përgatit ‘Listën e zezë’; 6 lojtarë drejt largimit nga Mançester Junajtid

Zhoze Murinjo ka një plan për ta bërë skuadrën e Mançester Junajtid  një rivale akoma më të fortë si në kampionatin anglez ashtu edhe në Ligën e Kampioneve. Portugezi ka përgatitur një listë të zezë për të larguar disa prej futbollistëve në merkaton e transferimeve të muajit janar. Mësohet  se në këtë listë të zezë të Murinjos janë: Mateo Darmian, Ljuk Shou, Dejli Blind, Aksel Tuanzebe, Henrik Mkitarjan dhe Xhejms Uilson

Problemi në këtë pikë qëndron  te lëvizjet në krahun e blerjeve të  Mançester Junajtid. Djajtë e Kuq prej kohësh janë vënë në ndjekje të Antuan Grizman. Mesut Ozil, Garet Bejl, emra që mund të kushtëzojnë jo pak te largimet.

Mançester Junajtid është në vendin e dytë në kampionatin anglez, por me një diferencë prej 11 pikësh nga kryesuesit e Mançester Sitit, ndërsa në Ligën e kampioneve, Djajtë e Kuq do të luajnë ndaj Sevijës në 1/8 e finaleve

Sfidanti.al