Juventus ndërron mendje për Aleks Sandron; e nxjerr në shitje

Aleks Sandro është shumë pranë largimit nga Juventusi. Sipas asaj që publikohet në median italiane, klubi torinez ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me mbrojtësin e majtë, të cilin vetëm përpara pak muajve e konsideronte të pashitshëm. Duke parë paraqitjen jo shumë të mirë të tij në këtë sezon drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë vendosur që të shqyrtojnë ofertat që vijnë në drejtim të tij.

Destinacioni më i mundshëm i Aleks Sandros është pikërisht Premier League sepse 3 klube të këtij kampionati kanë shfaqur interesin për të dhe bëhet fjalë për Çelsin, Mançester Sitin dhe Mançester Junajtid, me dy të parat që janë në pole position për të.

Një tjetër aspekt që shtyn kampionët e Italisë që të largojë Sandron është gjetja e alternativës së tij dhe bëhet fjalë për Emerson Palmierin të Romës. Nëse Juventusi ofron menjëherë 20 milionë Euro për të atëherë të gjitha llogaritë e kësaj historie mbyllen me Sandron që pret biletën e avionit drejt Anglisë.

sfidanti.al