‘Four Four Two’ kundër ‘France Football’; zgjedh Mesin si më të mirin e 2017

Revista ‘Four Four Tëo’ i kundëpërgjigjet France Football. Ndërsa revizta e njohur Franceze i akordoi Kristiano Ronaldos Topin e Artë si lojtari më i mirë i vitit 2017, ajo britanike preferoi të zgjedhë Lionel Messin si futbollistin më të mirë me argjentinasin që la në vendin e dytë Ronaldon dhe në të tretin brazilianin Nejmar.

‘Lionel Mesi ka shënuar më shumë gola se cdo futbollist tjetër në Ligat më të rëndësishme evropiane në 2017-argumenton revista prestigjioze-Four Four Tëo-askush në La Liga nuk ka dhënë më shumë pasime sa ai, apo të ketë krijuar më shumë raste shënimi dhe të ketë bërë më shumë driblime’. Mes futbollistëve më të mirë të Four Four Tëo janë edhe Levandovski, De Brëjne, Modric, Kanté, Obameyang, Aguero dhe Kavani.

por Messi ka marrë edhe një cmim tjetër për këtë vit, atë si organizatori më i mirë, vlerësimi që është bërë nga IInstituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll  disa ditë më parë. të bën përshtypje se ky është viti i tretë radhazi që Mesi shpallet organizatori më i mirë i vitit

sfidanti.al