Pike nuk harron: Largimi i Nejmar e dëmoi Barcelonën

Largimi i Nejmar te paris Sën Zhermen e ka dëmtuar Barcelonën-kështu është shprehur Xherard Pike në një intervistë për të përsditshmen Britanike ‘the Telegraph’. Qendërmbrojtësi i nënkampionëve të Spanjës ende nuk po mund të pranojë atë cfarë ndodhi me sulmuesin brazilian që u transferua te Paris sën Zhermen për shifrën e 222 milionë Eurove.

‘Me Nejmar kam një raport të shkëlqyer, por largimi i tij e dëmtoi klubin-tha Pike-u përpoqa të isha i drejtë dhe i ndershëm me të, por si tifoz i Barcelonës mund të them se na lëndoi ky largim i tij. I kuptoj të gjithë mbështetësit tanë që kanë mbetur të zhgënjyer për mënyrën si u bë transferimi i tij. Neymar do fitoren e Topit të Artë dhe për këtë arsye shkoi te PSG ku është ylli i skuadrës. Nëse bën mirë në kampionat e në Ligën e kampioneve i ka shanset për t’ia dalë mbane

Xherard Pike foli edhe për trajnerët Pep Guardiolën duke e vlerësuar në maksimum.

‘Guardiola është një prej trajnerëve më të mirë në botë-shtoi Pike-me të në pankinë ne fituam shumë tituj duke luajtur një futboll të ndryshëm nga ai i zakonshmi, një futboll të ri të cilin tani të gjithë duan ta imitojnë duke i dhënë shuimë rëndësi zotërimit të topit që të mundëson kontrollin e lojës. Ajo që ai po bën te Mançester Siti është e pabesueshme, po thyen cdo rekord. Shpresoj që të fitojë kampionatin dhe Kupën. do të ishte fantastike nëse do të luanim ndaj kësaj skuadre ne finalen e Ligës së Kampioneve nese kualifikohemi’

sfidanti.al