Anceloti sërish te Çelsi? Mediat angleze e bëjnë fakt të kryer

Karlo Ançeloti do të përjetojë një etapë të dytë të karrierës në pankinën e Çelsit. Kjo është ajo që publikohet në orët e fundit në median britanike sipas së cilës trajneri italian do të zëvendësojë në stolin e kampionëve të Anglisë Antonio Konten. Mediat britanike nuk e lënë me kaq, por shtojnë se zyrtarizimi i Ancelotit si trajneri i ri i Celsit do të bëhet në javët e fundit të sezonit aktual futbollisitik.

Mësohet se padroni i Celsit është penduar që e largoi Ancelotin nga drejtimi i skuadrës në vitin 2011 kur Blutë e Londrës fituan 3 trofe. Por jo vetëm kaq, raportet mes manjatit rus dhe trajnerit Conte tashmë janë prishur plotësisht dhe për këtë arsye Abramiovic ka nisur bisedimet me Ancelottin për ta rikthyer atë në ‘Stamford Bridge’.

sfidanti.al