Ronaldo dhe Keini në peshore “farmacie”.. nga 50 gola më 2017

Superylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, dhe golashënuesi kryesor i Totemhemit, Hari Kein, u bënë futbollistët e fundit që kanë arritur deri të shifra – 50 gola të shënuar në vitin kalendarik 2017. Futbollisti portugez shënoi dy gola në ndeshjen e fundit të La Ligës që Reali e fitoi thellë 5-0 ndaj Seviljes, ndërkohë që sulmuesi i Totenhemit shënoi po aq gola në ndeshjen që ai e fitoi 5-1 ndaj Stouk Sitit.

Janë pesë futbollistë që kanë shënuar, të paktën, 50 gola gjatë këtij viti, më shumë Robert Levandovski i Bajernit të Mynihut 52 gola që i bie 1,1 gol për ndeshje, duke qenë se i ka shënuar ata në 51 ndeshje. Lionel Mesi, nga ana e tij, deri tani, po ashtu, ka shënuar 52 gola, por në 61 ndeshje, ndërsa Ronaldo 51 golat e tij i ka shënuar në 57 ndeshje, Kavani – 51 gola në 59 ndeshje të PSZH-së, ndërkohë që Hari Keini ka raportin më të mirë – 50 gola në 48 ndeshje (1,04 gol për ndeshje).

sfidanti.al