Derbi i Mançesterit, kur spektakli i fushës së gjelbër ia lë vendin sherrit

Derbi i Mançesterit mes Junajtid dhe Sitit ka qenë gjithnjë I zjarrtë por këtë vit ky intesitet ishte akoma më i madh. Kjo u duk pas përfundimit të ndeshjes në momentin kur skuadrat po shkonin në dhomat e zhveshjes ku shpërtheu një sherr shumë i madh mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Zanafilla e kësaj superzënke, sipas asaj që lexohet në median britanike, është pikërisht Zhoze Murinjo  që ishte edhe ndër personat e prekur nga kjo histori duke qene se edhe në drejtim të tij u vërvit ndonjë shishe. Në përfundim të sfidës, portugezi i Mançester Junajtit u ankua për moaskordimin e një 11 metërshi në favor të skiadrës së tij, por ajo që ‘i dhembi’ më shumë ishte festa e tepruar e fiutbollistëve të Mançester Sitit sidomos portierit Ederson  për këtë fitore. Kaq mjaftoi që  situata të degjenerojë dhe 20 futbollistë të përfshihen në këtë sherr ku asistenti i Guardiolës, Mikel Arteta pësoi një dëmtim në vetull .

Sfidanti.al