Futbollisti që ka kaluar tetë vite te Barcelona, e refuzoi edhe ofertën e fundit dhe, mbas këshillimit edhe me Lionel Mesi, ka vendosur që të largohet nga klubi katalonjas. “Pakmeni” ose “Hefesito”, sikurse e quajnë Maskeranon në Katalonjë, do të largohet, më në fund, nga Barcelona, ku ai ka luajtur gjatë tetë viteve të fundit, dhe këtë vendim të tij nuk mund ta ndryshojë as dëmtimi i futbollistit Umtiti. Ai është i vendosur që të largohet, ndërsa ai ka biseduar edhe me Lionel Mesin që ka rënë dakord që ai të largohet.
Maskerano do të largohet nga Barcelona para 31 janarit të vitit të ardhshëm dhe ai ka përpara dy opsione, një që të shkojë të luajë në Kinë me Hebei Fortunën dhe tjetri – të kthehet në Argjentinë. Sidoqoftë, më afër është opsioni i parë, pasi bëhet fjalë për shumë para. Maskerano, te Barcelona, merr 4,5 milionë euro në vit, kurse Hebei është gati që t’i japë atij një pagë tri herë më të madhe! Trajner i këtij klubi është Manuel Pelegrini. Hebei, gjatë sezonit të fundit, zuri vendin e 4-të, kurse për sezonin tjetër ka ambicie edhe më të mëdha.
Sfidanti.al