Roma lavdërohet: Nis ndërtimi i një stadiumi super të bukur!

Kryesia e Romës shpalli, ditët e fundit, se ka marrë “dritën e gjelbër” për ndërtimin e një stadiumi të ri me një kapacitet prej 55 000 vendesh që do të jetë gati për sezonin 2020/21. “Unë jam shumë i kënaqur, kur mora vesh se u dha leja për fillimin e ndërtimit të stadiumit të ri, sepse e di sesa i rëndësishëm është ai për Romën, klubin dhe tifozët tanë. Ne duam që të kemi shtëpinë tonë, të cilën tifozët tanë e meritojnë”, deklaroi presidenti i Romës, Palota.

Momentalisht, klubi i Romës shfrytëzon stadiumin “Olimpiko”, të cilin e ndaj Lacion rivale të kryeqytetit italian. Të dy klubet i paguajnë qira të madhe komunës së qytetit, kur luajnë në të. Stadiumi i ri do të ndërtohet në zonën Tor di Vale, mes aeroportit “Leonardo Da Vinçi” dhe qendrës së Romës.

Sfidanti.al