Derbi mes Mançester Junajtid dhe Mancester Sitit si kurrë më parë ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm. Është një përballje që pritet të jetë një spektakël i vërtëte dhe kjo edhe përfaktin se përballë do të jenë dy skuadrat që mbajnë 2 vendet e para në kampionat. Derbi i Mancesterit që do të jetë edhe një duel mes dy trajnerëve më fitues në botën e futbollit, Murinjo dhe Guardiola, do të transmetohet në televizionet e mbarë botës, me përjashtim të 4 shteteve; Koresë së Veriut, Moldavisë, Kubës dhe Shën Kitts Nevis
Për më tepër, sfida Junajtid-Siti do të jetë edhe ndër sfidat më të pasura, pasi në fushën e lojës do të zbresin futbollistë që kanë një vlerë në merkato prej 650 milionë Paund dhe këtu nuk janë llogaritur vlerat e Pogba, Baili, stons dhe Mendi të cilët do të jenë mungesat e mëdha të Derbit të mançesterit
sfidanti.al