Te Reali i Madridit, ëndrra për Levandovkin dhe Kurtua vazhdon

Reali i Madridit nuk ka hequr dorë nga Robert Levandovski dhe Tibo Kurtua. Kjo është ajo që publikohet tek spanjollja ‘Marca’, sipas së cilës kampionët e Spanjës e kanë pasur gjithnjë pikë të dobët sulmuesin polak të Bajernit të Mynihut. Nga ana tjetër, Levandovski duket se ka gjetur qetësinë te klubi bavarez, megjithatë është i pamohueshëm fakti që disa muaj më parë ‘i ngriti mendjen’ Realit të madridit me disa nga deklaratat e tij. Levandovski ka shënuar 52 gola në 51 ndeshje për 2017, shifra që tregojnë se përse Reali i Madridit e ka vënë atë në shënjestrën e tij.

përsa i përket Kurtua, portieri belg e mendon vërtet riktthimin në Madrid dhe motivi ka të bëjë më shumë me aspektin familjar se me atë sportiv. Fëmijët e Kurtua jetojnë në kryeqytetin spanjoll me ish bashkëshorten e tij dhe ai nuk dëshiron më që të jetë larg tyre. Por jo vetëm kaq, Kurtua ka një kontratë me Çelsin që skadon në vitin 2019 dhe ende nuk e ka rinovuar atë duke ndezur sinjalet e alarmit te kampionët e Anglisë.

sfidanti.al