Murinjo ndjek yjet e Serisë A, spiun të “paguar” tek Sampdoria

Zhoze Murinjo është vënë në kërkim të ndonjë mesfushori të ri që do të duhet të kombinojë me mesfushorin aktual të Mançester Junajtidit, Pol Pogba. Gazeta “Korriere delo Sport” shkruan se “Speciali” dërgoi skautët e vet që të ndjekin Sergej Milinkoviç-Saviçin në ndeshjen mes Sampdorias dhe Lacios. Kjo gazetë shkruan, gjithashtu, se në ndeshjen e ardshme këtë lojtar serb do ta ndjekin dhe njerëzit e Mançester Sitit.

Në fakt, “spiunët” e Murinjos kishin se çfarë të shihnin, pasi, në ndeshjen kundër Sampdorias, Saviçi luajti mjaft mirë, duke shënuar madje edhe gol dhe duke dhënjë një asist goli. Po ashtu, ky futbollist serb, gjatë këtij sezoni në Serinë A, ka arritur të fitojë 104 duele dhe, në këtë segment, ai është më i miri në Serinë A. Lacio kërkon për Saviçin 80-100 milionë euro, por, sidoqoftë, vështirë se ky klub roman do ta lëshojë atë gjatë kësaj vere.

Sfidanti.al