Thyhet rekordi evropian i maratonës, edhe pse i bie nga..Japonia

Norvegjezi Sondre Moen është zotëruesi i ri i rekordit evropian në garën e maratonës, pasi, në Fukuoka të Japonisë, ai e përshkoi distancën prej 42 km dhe 195 metrash brenda kohës 2 orë, 5 minua dhe 48 sekonda, duke u bërë kështu maratonisti më i shpejtë në botë, jashtë kontinentit afrikan, që e përshkoi distancën e lartpërmendur në më pak se 2 orë e 6 minuta.

Me këtë rezultat, ky vrapues 26-vjeçar norvegjez e përmirësoi plot 5 minuta kohën e tij më të mirë të mëparshme. Mbas garës, Moeni deklaroi se e ndjente veten të aftë që ta mbulonte distancën brenda kohës 2 orë dhe 7 minutash, por jo më pak, kështu që koha që ai arriti, edhe për të ishte befasi. Moeni është ish-kampion i Evropës në garën 10 000 metra për atletët në moshën nën 23 vjeç.

Sfidanti.al