60 vjetori i UEFA, Euro 2020 nis nga Roma

Roma do të jetë qyteti që do të hapë Evropianin e futbollit të vitit 2020 që do të luhet në 12 qytete të ndryshme. Ky është vendimi i marrë nga UEFA në mbledhjen e saj të mbajtur në Nion me kryeqytetin italian që do të presë ndeshjen e parë .

Përsa iu përket qyteteve të tjeëra uembli i Londrës dioo të presë gjysmëfinalet dhe finalen, ndërkohë që UEFA bëri të ditur se ndeshjet e cdo grupi do të zhvillohen në dy qytete të ndryshme,që do të jenë sipas kësaj skeme:

Grupi A: Romë dhe Baku

Grupi B: Amsterdam dhe Bukuresht

Grupi C: Shën Petersburg dhe Kopenhagen

Grupi D: Londër dhe Glasgou

Grupio E: Bilbao dhe Dublin

Grupi F: Mynih dhe Budapest

Ajo që mbetet për t’u përcaktuar janë data dhe qytetet  ku do të luhen ndeshjet me eliminim direkt. UEFA bëri të ditur gjithashtu se në Londër do të zhvillohen 7 ndeshje për shkak se Eurostadiumi i Brukselit nuk i ka plotësur kriteret e vendosura kështu që ndeshjet e planifikuara që të luhen atje do të transferohen në kryeqytetin britanik

Sfidanti.al