Mjaftojnë vetëm 2 humbje dhe Emeri sheh t’i tronditen pozitat te PSG

Në Francë janë të sigurt; Unai Emeri nuk do të qëndrojë dhe për shumë kohë te Paris Sën Zhermen. Sipas ‘L’Equipe’, trajneri spanjoll me shumë gjasa nuk do ta mbyllë sezonin te transalpinët dhe do të largohet që në muajin janar. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, drejtuesit e Paris Sën Zhermen nuk janë të kënaqur me paraqitjet e skuadrës në ndeshjet e fundit pavarësisht se parizienët janë në pozita të mira në kampionat, ndërkohë që në Ligën e Kampioneve e mbylli fazën e grupeve në vendin e pare

‘L’Equipe’ thekson gjithashtu se për Emeri e vetmja mundësi që ka në dispoziocion për të nisur bisedimet me PSG për rinovimin e kontratës është të siguriojë një vend në gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

E përditshmja franceze përmend edhe emrat e zëvendësuesve të mundshëm të spanjollit dhe një prej kandidatëve është Luis Enrike që aktualisht nuk ka asnjë skuadër. Nëse asturiani nuk do të shfaqë interes për t’u ulur në stolin e Paris Sën Zhermen, atëherë te parizienët do të studiohen profilet e Alegrit, Kontes, Simeones dhe Murinjos.

sfidanti.al