Xhorxhina na prezanton Alana Martinën, vajzën e Kristiano Ronaldos

Xhorxhina Rodrigez, e fejuara e Kristiano Ronaldos i prezanton botës të bijën Alana Martina në një reportazh për revistën ‘Hola’. Në këtë reportazh, xhorxhina që është edhe në kopertinën e kësaj reviste tregon disa detaje në lidhje me jetën familjare me Ronaldon

‘Ishtë një eksperiencë ndryshe nga ajo që imagjinoja-thotë xhorxhina për momentin e lindjes së vajzës-gjithnjë të bën përshtypje momenti i lindjes së një fëmije, por unë kërkoja që të mos e mendoja shumë. Kështu që e largova nga mendkja atë moment dhe u përqendrova te jeta ime deri në ardhjen në jetë të Alana martinës. Ishte një lindje e lehtë dhe e shpejtë. I gjithë stafi mjekësor tha se nuk e kishin parë një lindje të tillë’

Xhorxhina më pas shtoi se ajo dhe Kristiano ronaldo kanë një lidhje shumë të mirë dhe se fëmijët janë alegria e tyre dhe gjëja e parë që atë bëjnë në momenti që zgjohen në mëngjes është t’i përqafojnë dhe t’i puthin ata

Sfidanti.al