Manu Pakiao, një kolonel që kthehet në ringun e boksit!

“Sot mbrojtja me sukses testin e komandantit për t’u bërë kolonel me të drejta të plota”. Ky ishte mesazhi që boksieri i shquar filipinas, Manu Pakiao, u dha tifozëve të tij nëpërmjet Instagramit. Kampioni i madh profesionist, për momentin jo aktiv, arriti një tjetër sukses në jetën jashtë karrierës, pasi më parë u bë senator, pra përfaqësues politik i popullit të tij.

Boksieri 38-vjeçar ka dalë kampion në 6 pesha të ndryshme të këtij sporti profesionist dhe planifikon që vitin tjetër të kthehet përsëri në ring. Gjithsesi, ai ndjen kënaqësinë edhe në karrierën ushtarake, të cilën e nisi në 2006, si rezervist. Deri para pak ditësh ai ishte kolonel-lejtënant, ndërsa tani është një kolonel i vërtetë. Ndoshta, në të ardhmen, mund të synojë edhe gradën më të lartë, atë të gjeneralit.

Sfidanti.al