Objektivi personal i Kavanit, të thyejë rekordin e Ibrahimovic

Edinson Kavani i afrohet gjithnjë e më pranë një prej rekordeve të Zlatan Ibrahimovic; atë të goleadorit më të mirë në historinë e Paris Sën Zhermen. Sulmuesi uruguajan është vetëm 5 gola larg suedezit që ka në arkivin e tij 156 gola me fanelën e klubit parizien dhe që aktualisht është pjesë e Mançester Junajtid. Megjithatë Kavani duket se nuk është shumë i fiksuar, të paktën kjo është ajo që duket nga deklaratat e tij.

‘Momenti që do të vendos rekordin do të vijë-tha Kavani-për cdo futbollist është dicka e vecantë, por për të qenë i sinqertë, unë jam më shumë i përqendruar te sukseset me skuadrën dhe jo tek ato individuale dhe unë gjithnjë dua të jap maksimumin. Fitimi i titujve ka më shumë rëndësi’.

Kavani që është në sezonin e tij të 5 te PSG, këtë vit ka shënuar 23 gola, 17 në kampionat e 6 në Ligën e Kampionevbe dhe në total ka 151 gola të shënuara në të gjitha kompeticionet. Rekordin si golashënuesi i Ligës Franceze ai e vendosi sezonin e kaluar me 35 finalizime.

sfidanti.al