Derbi i Italisë, Juventus-Inter edhe sfida mes Ikardit e Higuain..

Për ndjekësit e Serisë A, vëmendja e kësaj fundjave do të përqendrohet në Torino ku do të vihen përballë Juventusi dhe Interi për të zhvilluar sfidën që është e pagëzuar si Derbi i Italisë. Është një përballje që brenda saj ka edhe një kapitull tjetër, sfidën mes Mauro Ikardit dhe Gonzalo Higuain, të dy sulmues argjentinas.

Ikardi po gëzon një formë të shkëlqyer dhe po ecën me ritme të jashtëzakonshme. Në 15 javë ai ka shënuar 16 gola që do të thotë se është në rrugën e duhur për të thyer rekordin e 36 golave sezonale të vendosur pikërisht nga Higuain në sezonin e tij të fundit te Napoli.

Por Ikardi dhe Higuain kanë edhe dicka tjetër për të diskutuar me njëri-tjetrin; përfshirtjen në përfaqësuesen argjentinase në Botërorin e Rusisë. Për momentin Ikardi është në avantazh kundjrejt Higuain, por trajkneri Sampaoli nuk e ka marrë ende vendimin përfundimtar në këtë aspekt duke ia lënë tHiguain të hapura dyert e përfaqësueses argjentinase për evenimentin më të rëndësishëm futbollistik në botë.

sfidanti.al