Bayern Munich e ka mposhtur 3:1 PSG-në në “Allianz Arena”, ku shkëlqeu Tolisso me dy gola dhe u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Pas tij u rendit ish mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez, i cili bëri paraqitje të shkëlqyeshme.
Dyja klubet tashmë ishin kualifikuar në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, por ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” ishte më shumë sfidë prestigji për Bayern Munich, pas humbjes së parë në Francë 3:0.
Natyrisht, gjermanët e shfrytëzuan këtë mundësi që iu dha për hakmarrje, duke triumfuar 3:1 kundër PSG-së.
Corentin Tolisso shkëlqeu me dy gola (37’ dhe 69’), ndërsa golin tjetër e shënoi Robert Lewandowski në minutën e tetë. Golin e vetëm për mysafirët e realizoi Kylian Mbappe në fillim të pjesës së dytë.