Puthja më e vlefshme në historinë e futbollit, Maradona dhe Pele

Kur takohen dy futbollistët më të mirë të botës, madje, duke pasur në krah një nga liderët politikë më me influencë në botë, atëherë, ky moment është, me të vërtetë, shumë i veçantë. Në ceremoninë zyrtare të hedhjes së shorit që u zhvillua në Kremlin, ditët e fundit, morën pjesë pothuajse të gjithë personalitetet futbollistikë më të rëndësishëm të botës, midis tyre, edhe yjet më të mëdhenj të futbollit, Pele dhe Diego Maradona, që kanë marrë edhe “mirënjohjet” më të rëndësishme. Braziliani Pele është shpallur nga FIFA si futbollisti më i mirë në histori, kurse Maradona është shpallur si futbollisti më i mirë në botë, në shek. e 20-të.

Pele dhe Maradona, në shpesh raste, janë përfshirë në një “luftë verbale” të ashpër njëri me tjetrin, por, kësaj here, në Moskë, ata treguan sesa e respektojnë njëri-tjetrin. Për arsye shëndetësore, Pele ndodhej i ulur në një karrocë invalidi, por kjo nuk përbente ndonjë problem që ai të takohej me Maradonën.

Futbollisti legjendar argjeninas, në një moment, iu afrua Peles dhe e puthi në kokë. Kjo është puthja më me vlerë në historinë e futbollit botëror. Kjo pamje historike u plotësua më së miri me praninë e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, vendi i të cilit është mikpritës i Botërorit të ardhshëm.