Ish-kampionia e botës Argjentina dhe ish-kampionia afrikane Nigeria u gjenden, përsëri, në të njëjtin grup në Kupën e Botës dhe, besojeni ose jo, ndeshja e ardhshme mes tyre do të jetë e pesta në në Botërorët e deritanishëm në gjithsej gjashtë pjesëmarrjet të “shqiponjave” afrikane në spektaklin më të madh të futbollit në botë. Këshu që, nëse i hidhni nje sy historisë së Kupave të Botës dhe shorteve të tyre, duket se Argjentina dhe Nigeria nuk mund të bëjnë dot pa njëra-tjetrën.
Shorti i puqi, përsëri, bashkë përfaqësueset e këtyre dy vendeve, ndërkohë që duhet të theksohet se Argjentina dhe Nigeria do të luajnë njëra me tjetrën, për herë të tretë radhazi, në kuadrin e Botërorit. Më 2010, në Afrikën e Jugut, Gabriel Haincke shënoi golin e vetëm të fitores, ndërkohë që, më 2014, në Brazil, Lionel Mesi shënoi dy gola, kurse Markus Roho shënoi golin e fitores 3-2 ndaj Nigerisë. Sa për kujtesë, Nigeria, deri tani, në katër ndeshjet e fundit me Argjentinën, ka pësuar katër humbje.
Sfidanti.al