FIFA modifikon oraret e disa ndeshjeve të Botërorit

Federata Ndërkombëtare e futbollit ndryshon orarin e disa prej ndeshjeve të Botërorit të Rusisë, masë që e mori vetëm pak orë pas hedhjes së shortit të këtij evenimenti në Pallatin e Kremlinit në Moskë. Arsyeja e ndryshimit të këtyre orareve janë të zakonshme dhe lidhet me orën e vendeve përfaqësueset e të cilave marrin pjesë në Botëror.

Ndeshjet, oraret e të cilave pësuan ndryshime janë Poloni-Senegal në 19 qershor që kalon nga ora 14:00 në 17:00; Kolumbi-Japoni edhe kjo nga ora 14:00 luhet në 17:00. Në 21 qershor do të luhet Francë-Peru në orën 17:00, ndërkohë që më parë ishte e programuar për t’u zhvilluar në 14:00. Në të njëjtën ditë luhet edhe Danimarkë-Australi në 14:00 dhe jo në 17:00

Dhe në fund, gjermani-Suedi në 23 qershor do të luhet në orën 20:00 dhe jo në 17:00 sic ishte përcaktuar më parë,ndërkohë që në të kundërtën ndryshon orari i Kore e Jugut-Meksikë, nga ora 20:00 do të luhet në 17:00.

sfidanti.al