Çfarë loje bën Milani me Gatuzon?Firuan milionat e bujshme  kineze…

Shumëkush është i bindur se Xhenaro Gatuzo është vetëm një zgjidhje  përkohshme, ndërkohë që vetë “rosonerët” thonë se ai është një zgjidhje afatgjate. Kështu që, vetvetiu, lind pyetja sesa e vërtetë është kjo? “Kalçomerkato” shkruante, dje, se krerët e klubit të “San Siros”, janë takuar, ditët e fundit, me përfaqësuesit e një trajneri që do të vijë te Milano në fund të këtij sezoni.

Objekiv kryesor i këtij klubi milanez do të duhet të jetë Antonio Konte, trajneri aktual i Celsit, sidoqoftë, asgjë nuk dihet konkretisht, ndërkohë që, sikurse thuhet, Konte nuk shkon mirë me disa nga drejtuesit e “rosonerëve”. Në Londër, kohët e fundit, ndodhej drejtori sportiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli, që, sikurse pretendohet, është takuar me Antonio Konten, por, megjithatë, nuk dihet asgjë e saktë. Sidoqoftë, ardhja eventuale e Kontes te Milanoja “do të ngrinte shumë pluhur”, duke pasur parasysh se ai ka qenë kapiten, trajner dhe legjendë e Juventusit.

Sfidanti.al