Zlatan Ibrahimovic me shumë gjasa do të shihet në ekranet e kinemase. Sulmuesi suedez ka marrë përsipër një projekt të ri; atë të ekranizimit të autobiografisë së tij ‘I am Zlatan’. Është e përditshmja ‘Aftonbladet’ ajo që flet për këtë projekt të sulmuesit 36 vjecar i cili mesa duket ka hyrë kontaktet me shkrimtarin David Lagerkrantz për të diskutuar rreth skenarit të filmit.
Mendohet se ky skenar do të përfundojë brenda muajit mars për t’u dërguar më pas në zyrat e B Reel Films, kompanisë kinematografike suedeze e cila do të bëjë edhe zgjedhjen e regjistorit dhe aktorëve që do të interpretojnë në film.
Mësohet se në film do të pasyrohet jeta dhe karriera e Zlatan Ibrahimovic që nga mosha 9 vjecare deri në periudhën kur u bë pjesë e Juventusit në vitet 2004-2006
sfidanti.al