“Ilaç” i Murinjos për Lukakun: Bli këpucë të reja që të bësh gola!

Vetëm një gol në shtatë ndeshjet e fundit të Premier Ligës është një tregues i mjaftueshëm se Romelu Lukaku ndodhet në një krizë serioze shënimi golash. Dhe arsyeja e formës së tij të keqe janë… këpucët e tij të futbollit! Të paktën, kështu thotë trajneri i tij, Zhoze Murinjo, që u tha gazetarëve:

“Kam mendimin se ai ka nevojë për një kontratë të re me firmën që prodhon këpucët e futbollit. Lukaku, momentalisht, nuk ka sponsor, atij po i skadon kontrata dhe ai po luan me një palë këpucë të zeza, deri sa të gjejë këpucë të reja, për të cilat duhet të paguajë mirë dhe, kështu, ai do të mund të shënojë përsëri gola”, vuri në dukje Murinjo. Në 14 ndeshjet e deritanishme, Lukaku ka shënuar tetë gola me bluzën e Junajtidit, shumë më pak sesa pritej, pasi ai është një futbollist, për të cilin janë paguar 75 milionë sterlina dhe që, sezonin e kaluar, shënoi 25 gola, kur luante me Evertonin.

Sfidanti.al