Në krye të Evertonit u vu një trajner i ri dhe ai është Sem Allardajsi që vendosi ta nderpresë pensionin dhe të ulet në stolin e “nxehtë” të “karameleve”. Allardajsi do të ketë detyrën e vështirë që ta shpëtojë Evertonin nga rënia në divizionin e mëposhtëm dhe për këtë detyrë, besojeni ose jo, ai do të marrë një pagë më të madhe sesa Zinedin Zidane i Realit! Në bazë të kontratës së tij 18-mujore, ai do të marrë nga ky klub i Liverpulit plot 9 milionë euro dhe për një vit ai do të marrë më shumë se Zizuja që merr te klubi madridas 4,5 milionë strerlina për sezon.
Evertoni ndodhet në vendin e 17-të të Premier Ligës me 12 pikë, dy më shumë se Uest Hemi që ndodhet në vendin e parë të rrezikshëm që të çon në Championship.
Sfidanti.al