Diçka e papritur dhe e pazakontë ndodhi, ditët e fundit, në Sudan, në ndeshjen derbi mes Al Hilal Omdurmanit dhe Al Mereihut. Tifozët vendas tmerruan botën, kur, në stadiumin e tyre, bënë një koreografi me fytyrën e Adolf Hitlerit, madje përfshin edhe Holokaustin! Nga u ra në kokë një gjë e tillë këtyre njerëzve, askush nuk e shpjegon dot, ndërkohë që duhet të theksohet se as policia nuk reagoi ndaj kësaj koreografie.
Përgjigje kërkon pyetja se ç’punë ka Sudani që i thurr lavde Hitlerit që, gjatë Luftës së Dytë Botërore, në emër të “Gjermanisë ariane”,ku kreu krimet më të egra në historinë e njerëzimit, duke vrarë miliona njerëz, midis tyre edhe shumë njerëz me ngjyrë?!
Sfidanti.al