Alegri e Sarri, lojë psikologjike për t’ia hedhur njëri-tjetrit

Masimiliano Alegri duket se nuk e paska parë mirë skuadrën e tij që fitoi në “San Paolo”. Trajneri i Juventusit u shpreh pas suksesit se “Napoli mbetet favorit për të fituar titullin”, ndonëse nuk harroi të vlerësonte të vetët. “Realizuam një ndeshje të madhe, nga ato që duhen për të fituar, – tha ai, – kjo do të thotë se nuk jemi aspak për t’u hedhur poshtë, veçse Napoli vazhdon të ketë diçka më shumë”.

E kundërt deklarata e Mauricio Sarrit. “Ne nuk kemi rezerva për sulmin, – tha ai, – Insinje ka probolme fizike që kur u kthye nga kombëtarja, Mertens duhet të pushojë e të marrë pak frymë”. Trajneri napolitan vazhdoi duke thënë se “Interi, Juventusi e Roma janë skuadra shumë më të forta se ne, dhe gabojnë ata që flasin për një Napoli favorit për titullin, pasi për ne vlen vetëm puna dhe djersa, asgjë tjetër”.

Sfidanti.al