Ra në sy për keq sjellja e Pep Guardiolës në përfundim të ndeshjes së kampionatit ndaj Sauthemptonit, fituar në minutën e 6-të shtesë. Trajneri i Mançester Sitit u përplas verbalisht me lojtarin mik, Redmond, dhe u kuptua qartë se ato që nxorri nga goja nuk ishin aspak fjalë të bukura. Vetë Redmond nuk deshi të bëhej “spiun” dhe tha se “nuk kishte asgjë të keqe në fjalët e Guardiolës”, por trajneri i Sitit u tregua i sinqertë.
“Unë nuk arrij ta kontrolloj veten kur jam pranë vijës anësore gjatë ndeshjes, – tha ai, – shpresoj që të përmirësohem, por kam frikë se jo. E bëra këtë gjë në Mynih me Kimihun, e bëra në Dortmund, dhe u pendova, e bëra edhe tani”. Guardiola pati debat edhe me lojtarë të tjerë të Sauthemptonit si Van Dajk, Romeu e Lemina, ndërsa tani mund të nxirret në gjyqin sportiv nga Federata Angleze. Deri ditën e hënë ai duhet të japë spjegime për fjalët që tha.
Sfidanti.al