Në fund të këtij sezoni, përfundojnë kontratat e Mesut Ozilit dhe të Aleksis Sançezit, por, ndërkohë ende nuk dihet fati i tyre i mëtejshëm. Vengeri thotë se klubi do që t’i vazhdojë kontratat me këta dy lojtarë, por një gjë e tillë do të jetë mjaft e vështirë, duke pasur parasysh kërkesat e tyre. Kohët e fundit, ëshë përmendur largimi everntual i tyre në janar, por kjo nuk pritet që të ndodhë dhe këtë e konfirmoi edhe Vengeri para gazetarëve, të cilëve ai u tha, ditët e fundit:
“Ata do të jenë këtu edhe mbas 1 shkurtit. Në kokën time, ata do të jenë lojtarë të Arsenalit deri në fund të sezonit. Ky është vendimi që unë kam marrë në fillim të këtij sezoni”, deklaroi Vengeri. Emri i Sançezit është lidhur me Mançester Sitin, kursi ai i Ozilit me Mançester Junajtidin.
Sfidanti.al