Ramos thumbon Zidanen: Deri në Vitin e Ri mund të mbesësh pa punë!

Forma e papritur e dobët e Realit të Madridit ka sjellë nervozizëm në dhomën e tij të zhveshjes. Mbas fitores së vështirë ndaj Malagës, 3-2, trajneri Zinedin Zidane kritikoi me forcë disa lojtarë, por, megjithatë, edhe futbollistët nuk ndenjën pa ia kthyer dhe më konkreti ishte kapiteni Serhio Ramos. “Diario Gol” shkruan se Ramosi e kërcënoi Zidanen se ky i fundit mund të mbesë pa punë, për shkak të rezulateve të dobta, madje, deri para Vitit të Ri.

Interesant është fakti se Realin deri në fund të vitit, e pret vetëm një ndeshje e rëndësishme, “El Klasiko”, me Barcelonën, që do të zhvillohet më 23 dhjetor. Ka shumë mundësi që Ramosi ka parasysh këtë ndeshje që, nëse Zidane nuk do ta fitojë, atëherë, do të mund “të fitojë” shkarkimin. Sidoqoftë, deri tani, Zidane është trajneri më i suksesshëm i klubit “mbretëror”, duke pasur parasysh kohën që ka në “Santiago Bernabe” dhe numrin e trofeve që ka fituar.

Sfidanti.al