Drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodrigez Verderho ose, sikurse e njohin shumë njerëz, Monçi, kryen një punë të shkëlqyer në klub, që nga ardhja e tij nga Sevilja. Ky spanjoll e ka drejtuar me mjaft sukses klubin e Andaluzisë, me të cilin, midis të tjerave, ai ka fituar tri kupa të Ligës së Evropës, madje, me radhë, njëra pas tjetrës dhe që tani është pjesë e një projekti që synon ngritjen në një nivel të ri të klubit roman që po luan mjaft mirë në Serinë A dhe synon titullin e kampionit, mbas një kohe të gjatë.
Por, megjithatë, edhe ky spanjoll nuk është imun ndaj sharmit që ka pasur, si lojtar, futbollisti legjendar i Romës, Françesko Toti. Ish-kapiteni i “Ujkonjës”, tani, ka nisur punë si një person zyrtar në klub, mbas “pensionimit” të tij, sezonin e kaluar. “Kur i thashë se do të punonim bashkë, mua gati më dridheshin gjunjtë, sepse nuk po flisja me ndonjë njeri të zakonshëm, por me vetë Françesko Totin!”, deklaroi Monçi, të cilit i referohet “Futboll Italia”.
Sfidanti.al