Që tifozët e Uest Hemit janë ndër më të tërbuarit në Premier Ligë, këtë e dinë të gjithë, por dëshira e tyre që ata të marrin pjesë në realizimin e ndryshimeve në këtë klub që ndodhet në krizë të madhe, i kaloi të gjjithë kufijtë. Mbas humbjes së fundit ndaj Uatfordit, pakënaqësia e tifozëve të këtij ekipi u rrit edhe më shumë, kështu që ata nisën të marrin në telefon policinë, duke i kërkuar asaj që të ndërhyje dhe të marrë masat përkatëse. Sigurisht që kërkesa të tilla u refuzuan nga policia që tha se ajo nuk është kompetente që të marrë përsipër një detyrë të tillë.
Sidoqoftë, thirrjet telefonike për “ndihmë” në adresë të policisë ishin aq të shumta, saqë ajo u detyrua të prononcohej publikisht dhe t’u bënte thirrje tifozëve të Uest Hemit që të mos ta bënin më një gjë të tillë, sepse ndihma e policisë është për rastet urgjente, por jo për të bërë ndryshime në këtë klub londinez.
Sfidanti.al