Antonio Konte e mbylli me sukses ndeshjen e tij të 50-të në krye të Celsit në Premier Ligë, duke e fituar atë me rezultatin e thellë 4-0 ndaj WBA-së (West Bromëich Albion). Krahas strategut italian në stol, në fushë, Cezar Aspilikueta luajti ndeshjen e tij të 50-të nën drejtimin e Kontes dhe fakt interesant është se ky futbollist spanjoll ka luajtur çdo minutë të ndeshjeve të Premier Ligës, qëkur ish-trajneri i përfaqësueses italiane (Konte) mori drejtimin e “bluve” të Londrës. Statistikat tregojnë se Aspilikueta, asnjëherë, nuk i ka përfunduar ndeshjet para kohe, pra, shkurt, ai i ka luajtur të gjjitha të 50 ndeshjet nga vërshëllima e parë deri tek ajo e fundit e arbitrit!
Ky mbrojtës spanjoll u kthye nga Uest Hemi me një kujtim tjetër të bukur, pasi, sezonin e kaluar, ai ishte asistent në rastin e golit të Batshuait që Celsi e fitoi me Uest Hemin 1-0, duke siguruar, kështu, para kohe, edhe titullin e kampionit të Premier Ligës.
Sfidanti.al