Napoli e ka mposhtur me lehtësi skuadrën e Milanit në “San Paolo”, me rezultat 2-1.
Napoli krijoi shumë raste dhe pati dhjetëra gjuajtje në portën e mysafirëve. Napolitanët gjeten rrjetën me Insignen në minutën e 33-të të ndeshjes për 1 me 0.
Ndërkohë, në minutën e 73-të, Zielinski shënoi për 2-0. Milan shënoi krejt në fund përmes mbrojtësit Romagnoli.
Napoli me këtë fitore e ruan vendin e parë në Serie A me 35 pikë, katër më shumë se Juventus, e cila ka një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, për Milanin kjo është humbja e gjashtë në sezon dhe e lë atë në pozitën e shtatë në tabelë me vetëm 19 pikë të mbledhura