Venus Uillimas nuk i sosen problemet. Tenistes amerikane i është grabitur banesa, një ngjarje kjo që ka ndodhur në fillim të muajit shtator gjatë turneut të US Open. Një grup vjedhësish përfituan nga mungesa e Uilliams e cila ishte duke zhvilluar ndeshje të këtij evenimenti për të hyrë në banesën e saj e për t’i grabitur sende personale me një vlerë prej 400 mijë Dollarësh. Venus Uilliams banonte në vilën e saj në Palm Beach të Floridas prej 20 vitesh, dhe sipas policisë grabitja ka ndodhur mes datës 1-5 shtator, ndërkohë që Venus u kthye në 7 shtator pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Slon Stivens.
Ky incident në dëm të Venus Uilliams i bashkohet atij të muajit qershor, kur tenistja u përfshi në një aksident në trafik ku humbi jetën një person 78 vjecar.
sfidanti.al