Juventusi vazhdon të ndjekë nga afër situatën e Alesio Romanjolit tek Milani. Kampionët e Italisë e admirojnë së tepërmi mbrojtësin e Milanit, i cili mund të lërë kuqezinjtë nëse nuk do të arrijnë kualifikimin për në Ligën e kampioneve në sezonin e ardhshëm. Por Milani ka bërë të qartë se nuk ka ndër mend të lejojë largimin e lojtarit për asnjë çmim dhe asnjë arsye.