Patrioti Humels dëshiron një trajner gjerman për Bajernin!

Nuk është nga ata që ofendon trajnerët që ka pasur, dhe nuk e bën as me Karlo Ançelotin. Mats Humels, gjithsesi, ka një mendim të qartë për rolin e teknikut tek Bajerni, ndërsa flet në një intervistë të “Bild am Zontag” (Bild am Sonntag). “Përfundimisht, unë jam tifoz që një skuadër gjermane të ketë një trajner gjermanishtfolës”, – ishte komenti i tij për pasardhësin e mundshëm të Jup Hajnkesit, që besohet se do të largohet në fund të sezonit.

Kandidatë për stolin bavarez janë Tomas Tuhel dhe Julian Nagelsman, i pari ish-trajner i Dortmundit, dhe i dyti trajner i Hofenhajmit. Humels nuk dëshiron të komentojë për ish-trajnerin e tij, ndërsa punoi me Tuhelin në sezonin e tij të fundit tek Borusia. Po Nagelsmani, çfarë note merr nga mbrojtësi kampion i botës? “Ai është vetëm 2 vjet më i madh se unë, – flet Humelsi, – në aspektin teknik nuk mund të diskutohet që është shumë i mirë, por ndoshta i mungon pak përvoja. Sot është moda e “dhelprave të vjetra” që dinë të luajnë me 4-5 sisteme taktike”.

Sfidanti.al