Trajneri i klubit katalonjas, Ernesto Valverde, konsideron se, nëse vendoset që të blihen lojtarë të tij, duhen blerë ata lojtarë që mund të luajnë në formacionin e parë. Në fakt, Barcelona, aktualisht, po luan shumë mirë në të gjithë frontet dhe kryeson Primerën, mban vendin e parë në grupin e saj në Ligën e Kampioneve dhe po ecën mirë edhe në Kupën e Spanjës.
Valverde paralajmëroi tha se ai ka në plan që të shesë disa lojtarë, për të cilët ai mendon se nuk janë të nevojshëm. Strategu i katalonjasve i përmbahet filosofisë se një lojtar që nuk ka potencial që të luajë në formacionin e parë, në përgjithësi, nuk duhet të bëjë pjesë në një nga klubet më të mirë të botës. Në krye të “listës së dëshirave” të Barcelonës vazhdon që të jetë sulmuesi Filipe Kutinjo i Liverpulit.
Sfidanti.al