Kristiano Ronaldo ka vënë bast me bshkëlojtarët e tjerë të tij në dhomën e zhveshjes së Realit të Madridit se ai do të dalë golashënuesi më i mirë i Primerës në fund të sezonit! Gazeta spanjolle “Onda Sego” shkruante, se Ronaldo, mbas ndeshjes së fundit me Las Palmasin, i bëri vërejtje Iskos, të cilit ai i pasoi për golin e tretë, se nuk e kishte falënderuar.
Më pas, në dhomën e zhveshjes, Ronaldo vuri bast me dy bashkëlojtarë të tij, se ai do të bëhej golshënuesi i parë i Primerës, në fund të sezonit, duke shkaktuar të qeshura midis të pranishmëve, zbuloi gazetari Hese Ramon, të cilit i referohet media.
Ronaldo, deri tani, ka shënuar vetëm 1 gol në Primera!
Sfidanti.al