Fluturon edhe një “kokë” tjetër trajneri në Premier Ligë

Uest Hemi, për shkak të një serie rezultatesh të dobta, vendosi që të refuzoi shërbimet e trajnerit kroat, Sllaven Biliç. Ky ekip londinez u mund thellë 1-4 nga Liverpuli, të shtunën e kaluar, ndërkohë që,  nga fillimi i sezonit, nga 33 pikët e mundshme “topçinjtë” kanë arritur të mbledhin vetëm 9 pikë!

Biliçi erdhi në krye të Uest hemit, më 2015, ndërsa mediumet vunë në dukje se ai do të mund ta çonte deri në fund kontraten e tij trevjeçare, por, mbas humbjeve nga Brajtoni dhe, më pas, nga Liverpuli, krerët e klubit vendosën që ta falënderojnë atë për bashkëpunimin! Sezonin e parë, trajneri kroat arriti rezultate të shkëlqyera dhe ekipi zuri vendin e 7-të, por, sezonin pasues, ekipi nuk ishtë në nivelin e dëshiruar dhe përfundoi në vendin e 11-të. Sezoni i kaluar u shënua edhe nga momarrëveshja me lojtarin më të mirë të ekipit, Dmitri Paje, që, më vonë, iu shit Olimpikut të Marsejës.

“Presidenti dhe udhëheqja e falënderuan Sllavenin për punën që ai ka bërë gjatë dy viteve e gjysmë të kaluar. Ekipi ka nevojë për ndryshime që të mundë të bëjë hapa përpara në përputhje me ambiciet e klubit”, thuhej në njoftimin e klubit të Uest Hem Junajtidit. Sipas medias angleze, vendin e tij do ta zërë trajneri Dejvid Mojes.

Sfidanti.al