Emri i Frenk Lampard po lakohet shumë në median britanike si zëvendësuesi i Majkëll Emenalo në rolin e Drejtorit Teknik të Çelsit. Një hipotezë që e ka habitur jo pak ish mesfushorin e Bluve të Londrës i cili ndodhet në Tokio të Japonisë për disa aktivitete.
‘Nuk kisha dëgjuar për dicka të tillë, kështu që për mua e kjo histori është në kuadrin e zërave, gjë që është normale në Angli-tha Lampard-kam punuar me Majkëllin për 7-8 vjet dhe mendoj se ai ka pasur një rol shumë të rëndësishëm te sukseset e Çlsit. Përsa i përket kësaj historie se do të jem pasuesi i tij nuk di asgjë, jam i lidhur me Çelsin dhe do të më pëlqente të isha i përfshirë në projektet e klubit në një farë mënyre’.
Lampard foli edhe për sistemin e arbitrimit VAR që Federata Angleze do ta testojë në ndeshjen miqësore qe Anglia do të luajë ndaj Gjermanisë. Përballjet mes këtyre dy perfaqësueseve në disa momente janë shoqëruar me polemika ku mund të përmendim golin e anuluar Lampard në Botërorin 2010, ndërkohë që më i famshëm është goli fantazmë i Hurst në finalen e Kupës së Botës të vitit 1966. Lampard theksoi se përdorimi i teknologjisë është dicka pozitive, por duhet treguar kujdes me te
sfidanti.al