Paris SG duhet të gjejë 80 milionë euro dhe një … trajner

Nuk është se i mungon. Unai Emeri është një mjeshtër i stolit, por tek Paris SG bëjnë llogaritë sipas mënyrës së tyre. Një skuadër që tashmë ka klasin e Nejmarit dhe Mbapesë, përveç Kavanit, Tiago Silvës e Verratit, duhet të ketë një drejtues me emër të madh. Klubi që shikon në ëndërr vetëm Championsin, duket se nuk mund të kënaqet me emrin e një trajneri që ka fituar Ligën e Europës dhe ka dalë në vend të katërt në Spanjë.

Atëherë? Zhoze Murinjo, Maurisio Poçetino, Antonio Konte apo Masimiliano Alegri janë emrat që qarkullojnë në mediat europiane. Gjithsesi, do të ketë punë edhe për njerëzit e transferimeve. Bilanci është “i kuq” dhe duhen fituar të paktën 80 milionë euro për të qenë brenda normave të “Lojës së Ndershme Financiare” të UEFA-s. Kush1 mund të largohet? Julian Draksler (e pëlqen Bajerni), portieri Trap, Angel Di Maria, Lukas, këta janë futbollistët që mund të ikin që në janar.

Sfidanti.al