“Unë do të shpallem golshënuesi më i mirë i La Ligës, do të jem “Piçiçi” (Pichichi)”. Këto mësohet se kanë qenë fjalët që kanë dalë nga goja e Kristiano Ronaldos, thënë në dhomën e zhveshjes përpara shokëve të skuadrës. Ylli i Realit nuk do ta kishte për herë të parë këtë trofe, por gjendja këtë vit duket dramatike, për ta përshkruar siç duhet. Ronaldo ka shënuar vetëm 1 gol në kampionat deri tani, në krahasim me 12 të Lionel Mesit që kryeson renditjen e golshënuesve. Natyrisht CR7 nuk luajti 4 ndeshjet e para për shkak dënimi, por kjo nuk i ndryshon shanset e tij. Edhe parashikuesit, kompanitë e basteve, nuk është se i japin shumë shpresë. Mesi është favorit, ndërsa Ronaldo ka koeficientin vetëm 17.
Sfidanti.al