Arsen Vengeri nuk i kurseu gjyqtarët, duke i kritikuar ashpër, sepse, sipas tij, Arsenali ra viktimë e disa vendimeve të padrejta të tyre në ndeshjen derbi me Mançester Sitin. “Topçinjtë” humbën 3-1 ndaj Sitit dhe trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, sulmoi gjyqtarin Majkëll Oliver dhe ndihmësit e tij, për shkak të mënyrës sesi ata e “ndanë drejtësinë” në fushë.
“Gjyqtarët në Premier Ligë nuk gjykojnë aq mirë sa duhet në fushë, niveli i tyre po njeh vetëm rënie, nga sezoni në sezon, dhe ata marrin vendime të gabuara. Jam i bindur se penalltia që u dha, nuk ishte aspak e tillë, pasi ne e dimë se Sterlingu është mjeshtër i simulimeve dhe këtë gjë ai e bën shumë mirë, kurse goli i tretë u arrit nga një pozicion ofsajdi”, i deklaroi Vengeri Bi-Bi-Si-së, duke theksuar se “nuk dua që ta ul vlerën e fitores së Sitit dhe kualitetin e lojtarëve të tij, por ai gol u shënua, pikërisht, në momentin, kur ne ende kishim mundësi që të barazonim”, deklaroi trajneri francez i Arsenalit.
Sfidanti.al