Cesk Fabregas prej kohësh është vënë në shënjestrën e Zhoze Murinnjod dhe Mancester Junajtid, por mesa duket kjo nuk i bën aspak përshtypje mesfushorit spanjoll të Çelsit. 30 vjecari ka shkuar më tej dhe ka kërkuar rinovimin e kontratës me Blutë e Londrës e cila përfundon në 2019 dhe këtë kërkesë e ka bërë nëpërmjet një intervistë për London Evening Standard.
‘Do të doja të rinovoja me Çelsin-tha Fabregas -besoj se tifozët më respektojnë shume dhe unë i respektoj ata. Kam dhënë gjithcka për Chelsean që nga momenti që u transferova këtu. Është një klub fantastik dhe unë shpresoj që të më ofrohet kontrata e re’
Fabregas vendosi ttë transferohet te Çelsi në verën e vitit 2014 kur klubi londinez që i pagoi Barcelonës 33 milionë Euro për kartonin e futbollistit.
sfidanti.al