Nejmarit nuk i ndahet zemra nga Barcelona dhe nga “vëllezëerit”!

E kishte bërë një herë më parë, edhe pse kishte kaluar me polemika tek Paris SG. E bëri përsëri dje. Nejmar udhëtoi papritur drejt Barcelonës, ku takoi Lionel Mesin, Luis Suarezin dhe Gerard Pikenë, ata që ai i quan gjithnjë “vëllezër”. Braziliani shfrytëzoi pezullimin e kësaj jave, që erdhi pas kartonit të kuq në Marsejë disa ditë më parë dhe mori leje nga trajneri Unai Emeri.

Futbollistët e Barcelonës e përcollën si shok të mirë Nejmarin, edhe pse mes tij dhe klubi katalanas pati polemika të forta dhe çështja mund të jetë ende në gjyq. Sulmuesi, pjesë e ish-treshes më të fortë sulmuese të botës, MSN (Mesi, Suarez, Nejmar) po shkëlqen në Francë me PSG-në, ku ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 5 asistë, me parizienët në krye të ligës franceze, dhe të grupit të tyre në Champions.

Sfidanti.al